Kërcënim me bombë në Gjermani
Autoritetet gjermane në qytetin Gaggenau e kanë evakuuar ndërtesën e komunës pasi që kanë marrë një kërcënim me bombë.

Bota
Këtë lajm e dha kryetari komunal për një televizion gjerman, një ditë pasi që e kishte anuluar një tubim ku ministri turk i drejtësisë kishte për të mbajtur fjalim, transmeton Klan Kosova.
Michael Pfeiffer u pyet nga televizioni nëse kërcënimi me bombë lidhej me anulimin e tubimit të ministrit.
“Tani për tani, ne supozojmë se kjo është arsyeja, por nuk e dimë sigurt.
Por e marrim me mend se ka një lidhje të drejtpërdrejt” , tha ai.