Keqpërdorimi kartelave të bankës dhe falsifikimi i dokumenteve, aktakuze ndaj katër personave
Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër (4) të pandehurve për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M.
Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. /Lajmi.net/