Keni pore të dukshme në fytyrë? Këto janë gabimet që ju çojnë drejt këtij problemi
Kujdesi për fytyrën tuaj është thelbësore, por ndonjëherë mund të bëheni të fiksuar.
Lifestyle
Vaji i tepërt, qelizat e vdekura të lëkurës, papastërtia dhe bakteret mund të bllokojnë poret dhe i bëjnë ato akoma më të dukshme, shkruan IconStyle.
Megjithatë, rezulton që kujdesi i tepërt nuk është i mirë dhe disa nga rutinat dhe zakonet tona ditore të bukurisë dëmtojnë poret tona më shumë sesa një faktor i jashtëm, transmeton lajmi.net.
Heqja e pikave të zeza dhe shtypja e puçrrave në mënyrë jo natyrale
Ka baktere në lëkurën tuaj dhe duke shfaqur një puçërr ekspozon një plagë te kjo baktere. Nëse e detyroni një puçërr të shtypet ndërkohë që nuk është ende gati, ju lejoni që bakteret të futen në shtresat e brendshme të lëkurës tuaj. Kjo mund ta bëjë situatën edhe më të keqe pasi acarimi do të përhapet, duke rezultuar në pore.
Shumë skrab
Ndihmon për të hequr papastërtinë, qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajrat e tepërt që mund të bllokojnë poret tuaja. Ky veprim i thjeshtë është freskues dhe mund të bëjë që poret tuaja të duken më të vogla. Megjithëse, ju duhet vetëm ta bëni 1-2 herë në javë. Nëse e teproni mund të çojë në lëkurë të thatë dhe pore të hapura.
Nëse e lini fytyrën tuaj të thahet
Lëkura e thatë çon në rrudha dhe ju bën të dukeni më të vjetër. Gjithashtu, lëkura e thatë bën që poret të rrafshohen dhe të duken më të mëdha. Pra, jo vetëm që është e dëmshme për poret tuaja, por gjithashtu ju bën të dukeni më të vjetër. /Lajmi.net/