Keni përgatitur kunguj të bushur me oriz ndonjëherë? Mësojeni se si!

Kjo është një mënyrë 'më ndryshe' e gatimit të kungujve. Nëse nuk keni mbushur ndonjëherë kunguj në këtë mënyrë, ju sugjerojmë që ta bëni sepse është mjaft e shijshme. Mësojeni se çfarë ju nevojitet për këtë recetë.

Lifestyle

07/11/2014 15:54

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 1 gotë uji oriz
  • 300 g mish i grirë
  • 2 kokrra domate
  • 2 kokrra qepë
  • 1 lugë salcë
  • majdanoz, piper, mendërz (nenexhik)
  • kripe

Përgatitja:
Për të përgatitur mbushje skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, lajmë dhe në qofte se janë të mëdhenj ndahen për gjysmë. I heqim mesi dhe mbushen me masën e përgatitur më lart. Kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.