Keni mbushur ndonjëherë patate në këtë mënyrë? Mësojeni se si!

Një recetë shumë e shijshme e patateve të mbushura.

Lifestyle

13/10/2014 19:46

Përbërësit e kësaj recete:

  • Patate të pjekura
  • Gjalpë 
  • Kripë dhe piper i zi i bluar
  • Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Për mbushje zgjidhni çfarë të dëshironi, perime, proshutë, vezë etj.

Ngrohni furrën me 250 gradë.

Heqim një pjesë të patateve ( si në foto). Pjesët e brendshme që hoqëm nga patatja mund ta përdorim për ndonjë gjë tjetër. Me furçë gatimi lyejmë brenda çdo patate me gjalpë dhe me pak kripë dhe piper. E mbushim me një shtresë djathë të grirë dhe pastaj shtoni mbushjen sipas dëshirës (me perime, proshutë, etj.) Shtoni nga një vezë në secilën patate. Shtoni pak kripë dhe piper dhe një shtresë me djathë nëse dëshironi. Vendosni patatet në një letër alumini dhe piqini për rreth 20 minuta.