Këngëtarja rumune pas “Mora fjalë”: Dua bashkëpunim me Dhurata Dorën
Këngëtarja rumune, Andrea Vilcani ka publikuar një video në YouTube duke kënduar këngën “Mora fjalë” si dhe ka shprehur keqardhje për luftën në Kosovë. Pasi kjo video e saj u bë virale, Andrea Vilcani është ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania. Dëshira e saj për muzikën shqiptare duket të jetë më e…
ShowBiz
Këngëtarja rumune, Andrea Vilcani ka publikuar një video në YouTube duke kënduar këngën “Mora fjalë” si dhe ka shprehur keqardhje për luftën në Kosovë.
Pasi kjo video e saj u bë virale, Andrea Vilcani është ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Dëshira e saj për muzikën shqiptare duket të jetë më e thellë se një këngë e kënduar shqip, ajo po tenton inkuadrimin e saj në industrinë muzikore shqiptare.
“Kur bëhet fjalë për muzikën do të doja të kisha bashkëpunim me këdo që e ndjekë muzikën dhe është në art dhe për mua do ishte një nder të kisha një bashkëpunim me Dhurata Dorën”, ka thënë ajo duke treguar kështu edhe për këngëtarën e saj të preferuar shqiptare.
Tutje Vilcani ka thënë se ajo pëlqen më shumë muzikën shqiptare se sa atë romune ndonëse është vendi prej nga e ka prejardhjen.
“Kam zbuluar se e dua më shumë muzikën shqiptare se atë romune. Ata e duan punën time dhe më mbështesin. Është e vështirë të jesh në këtë industri. Nuk e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri po në Rumani bëhet për lekë”, ka thënë ajo duke treguar se industria muzikore ne Rumani ka shumë probleme.
Nga Dhurata Dora nuk ka ende një përgjigjje për kërkesën për bashkëpunim nga këngëtarja rumune, Andrea Vilcani. /Lajmi.net/