Këngëtarja e njohur këndon ilahi: Para 20 minutash mësova që Zoti më dashka shumë…
Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur Filloreta Raçi ka habitur me postimet e fundit në rrjete sociale.
ShowBiz
Ajo këndoi një ilahi në të cilën zëri i dukej për mrekulli, por ajo që të habiste ishte mbishkrimi sipër këtyre videove, shkruan lajmi.net.
Duke falënderuar Zotin, Fifi ka shkruar “Para 20 minutash e kuptova qe Zoti me dashka shume dhe dashka qe une te jetoj akoma”.
Se çfarë i ka ndodhur këngëtares ajo nuk ka sqaruar në rrjete sociale, megjithatë kuptohet që i ka shpëtuar diçkaje të keqe.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Fifi është kënga ‘Snuk’ që e solli në duet me këngëtaren Aurela Gaçe. /Lajmi.net/