Këngëtari shqiptar plagoset me thikë në Shkodër
Një person është plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të marte pas një konflikti të çastit në qendër të Shkodrës. Mediat nga Shqipëria raportojnë se i plagosur ka mbetur këngëtari 30 vjeçar, Ademir Fresku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në sheshin “Demokracia”, ku autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi Gjergj Dardha, 50 vjeç.…
Lajme
Një person është plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të marte pas një konflikti të çastit në qendër të Shkodrës.
Mediat nga Shqipëria raportojnë se i plagosur ka mbetur këngëtari 30 vjeçar, Ademir Fresku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në sheshin “Demokracia”, ku autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi Gjergj Dardha, 50 vjeç.
Pas hetimeve të kryera, policia ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes.
Ndërkohë që gjendja e këngëtarit është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.
“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Shkodrës.