Këngëtari shqiptar gjendet pa shenja jete në garazh, policia jep detaje

Në moshën 50-vjeçare, këngëtari shqiptar u gjet pa shenja jete.

ShowBiz

12/03/2021 19:47

Këngëtari Vasil Konomi është gjetur i vdekur në fshatin Goranxi.

Sipas policisë, trupi i pajetë i Konomit u gjet në garazhin e makinës së tij, ndërsa nuk dihen ende shkaqet, raporton Panorama.

Këngëtari dhe klarenisti Konomi banonte në fshatin Goranxi, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia transportoi trupin e pajetë në morgun e Spitalit Rajonal në Gjirokastër, për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

“Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.