Këngëtari nga Shqipëria kërkon ndihmë, ‘bllokohet’ nga bora në Prishtinë

Krahas argëtimit dhe kënaqësisë që kanë në mbrëmjet muzikore, artistët tanë në shumë raste gjenden në situata të palakmuara.

ShowBiz

26/01/2018 22:11

Këngëtari nga Shqipëria, Dafi Derti së fundi ka ardhur për një vizitë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Por, rrugës atij i ndodhi diçka e papritur, ai u bllokua në Prishtinë nga bora si shkak i mospajisjes me goma të dimrit.

“Kur bon si nish me gome vere dhe ta fut bora. Kush osh n’Prishtin tvij ta shtynm???”, kishte shkruar ai mbi fotografi, ndërsa në tjetrën përsëri tregonte se është në pritje të ndihmës.

Kujtojmë që Dafi njihet si këngëtari i hitit “Të ka lali shpirt”, të cilën e solli në vitin 2013 në duet me bashkëshorten e tij, Silva Gunbardhin dhe Mandin, e që është një ndër këngët më të klikuara shqiptare. /Lajmi.net/