Këngëtari i njohur ukrainas bën gjestin e papritur, lë muzikën dhe i bashkohet ushtrisë

Andriy Khlyvnyuk është anëtari i grupit rok dhe pop në Ukrainë i quajtur "Boombox".

ShowBiz

28/02/2022 11:55

Ai në profilin e tij të Instagramit ka postuar një video ku shihet i veshur me rroba të ushtrisë, shkruan lajmi.net.

Duke mbajtur armën në dorë dhe duke kënduar në rrugët e Kievit, këngëtari ka dalur vullnetarisht në mbrojtje kundër forcave ruse.

Dje ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram e cila e shfaq atë duke qëndruar në një rrugë të zbrazët, me duar të mbështetura në armën e tij dhe duke kënduar një këngë emocionuese ukrainase.

Grupi mendohet të jetë i njohur edhe në Rusi, por nuk kanë performuar atje që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014./Lajmi.net/