Këngëtari i njohur fotografohet me kokën e fashuar gjatë xhirimit të videoklipit të ri
The Weeknd ka nisur xhirimet e "Scared to Live" në Los Angeles.

ShowBiz
Fituesi tre herë i “Grammy”, The Weeknd kishte kokën plotësisht të fashuar ndërsa filmonte videoklipin e tij të “Scared to live” në qendër të Los Anxhelos të dielën, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Ylli kanadez, 30-vjeçar veshi xhaketë të kuqe të zgjedhur nga stilisti Matthew Henson, i cili të kujton pamjen e fituesit të Grammyt 14 herë Herbie Hancock rreth vitit 1978.
Regjisori Anton Tammi ishte në krye të detyrës, ndërsa The Weeknd (emri i vërtetë Abel Tesfaye) filmoi një skenë nate në 4th Street Bridge, ku ai eci drejt kamerës ndërsa ishin vendosur fishekzjarret.
Ekipi dukej se të gjithë kishin vendosur maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
Guvernatori Gavin Newsom bëri maskat dhe mbulesat e fytyrës të detyrueshme për të gjitha daljet publike përsëri më 18 qershor.
COVID-19 po rritet në të gjithë vendin, dhe ka pasur mbi 323 mijë raste të konfirmuara në Los Angeles që çojnë në 7,177 numrin e vdekjeve që nga e marta – sipas Universitetit Johns Hopkins.
Këngëtari kishte fashuar tërësisht kokoën për të filmuar klipin, teksa dukej i frikshëm. /Lajmi.net/