Këngëtarët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së Albert Krasniqit

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në Prishtinë ka shokuar gjithë vendin.

ShowBiz

27/01/2021 21:32

Vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij, tronditi të gjithë, shkruan lajmi.net.

Ai dikur ka qenë pjesë e showbizzit shqiptar dhe pjesë e labelit “Babastars” si menaxher i reperit Skivi.

Artistët e estradës kanë reaguar me nga një postim në rrjete sociale duke ngushëlluar familjen dhe do ta kujtojnë gjithmonë Albertin.

Skivi me një postim në Instagram, shkroi fjalë prekëse për të’ ” Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret? Pse? Ne momentet me te mira e me te këqija gjithmonë ke qene aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe ?”, ka shkruar reperi.

Po ashtu edhe Gold AG dhe Getinjo e publikuan nga një fotografi duke ngushëlluar familjen Krasniqi.

Ndryshe, i ndjeri ka lënë një vajzë nga martesa e tij me ish-missin Besa Gashi./Lajmi.net/