Kënga e Bebe Rexhës “Meant to be” renditet sërish e pesta në Billboard Music
Këngëtaret shqiptare vazhdojnë të na bëjnë krenarë gjithnjë.
ShowBiz
Sukseset e tyre nuk kanë të ndalur ku çdo ditë e më shumë dëshmojnë të arriturat e tyre falë punës dhe përkushtimit që bëjnë, shkruan lajmi net.
Dhe tani, Bebe Rexha vazhdon të kryesojë listën e Billboard Music e cila u rendit e pesta radhazhi për një muaj.
Kënga ka arritur të pëlqehet aq shumë, pasi vazhdon të jetë në top listë sipas publikimit që ka bërë këngëtarja Rexha.
Ajo po ashtu ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Billboard Music Awards” 2018, e cila u fotografua për herë të parë me Dua Lipën.
Ndryshe, Bebe Rexha javë më parë ka lansuar projektin “Girls”, në bashkëpunim me Rita Orën dhe Cardi B. /Lajmi.net/