“Kemi diskutuar” – Osmani e konfirmon se ka biseduar me Trumpin për Specialen, thotë se kur të vjen momenti ajo dhe Rama do t’i japin detajet e bisedës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me presidentin amerikan, Donald Trump është diskutuar edhe për Gjykatën Speciale. Megjithatë, ajo në një paraqitje të saj në“Rubikon” nuk dha më shumë detaje. Osmani shtoi se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti”rreth kësaj çështje. “Kemi diskutuar. Unë ju…

Lajme

19/02/2026 22:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me presidentin amerikan, Donald Trump është diskutuar edhe për Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ajo në një paraqitje të saj në“Rubikon” nuk dha më shumë detaje.

Osmani shtoi se ajo dhe kryeministri Edi Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti”rreth kësaj çështje.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të sigurojë që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme.

“Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën” – ka thënë ajo.