KEK-u njofton se ka përfunduar me sukses riparimin e njësisë B1: Gjendja është stabile

Korporata Energjetike e Kosovës tha se kanë përfunduar me sukses punimet për remontin e njësisë B1, të cilat kanë nisur më 23 mars dhe tha se kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar. “Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit të TCB, punëtorëve, inxhinierëve dhe menaxhmentit, kemi përfunduar me sukses…

Lajme

25/04/2025 12:54

Korporata Energjetike e Kosovës tha se kanë përfunduar me sukses punimet për remontin e njësisë B1, të cilat kanë nisur më 23 mars dhe tha se kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit të TCB, punëtorëve, inxhinierëve dhe menaxhmentit, kemi përfunduar me sukses të gjitha punimet e planifikuara për remontin e njësisë B1, i cili kishte nisur më dt: 23.03.2025 dhe ka përfunduar përpara afatit të parashikuar”, njoftoi KEK.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe, janë realizuar riparime dhe përmirësime të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e pjesëve të dëmtuara, rinovimin e sistemeve të ndryshme dhe realizimin e procedurave të domosdoshme për stabilitetin dhe efikasitetin e njësisë.

“Falë përgatitjes dhe kontrollit të kujdesshëm, si dhe angazhimit të palodhshëm të ekipit të ekspertëve të TC-B-së, njësia B1 është sinkronizuar me rrjetin elektrik në orën 22:32 të dt: 24.04.2025 dhe aktualisht gjendja e saj është stabile. Kjo arritje është një dëshmi e punës së shkëlqyer të të gjithë të përfshirëve dhe vlerësimit të lartë të performancës gjatë periudhës së remontit”, tha KEK.