KEK-u nga sot nis furnizimin me energji nga FMF për ndërmarrjet që kanë dal në treg të lirë
Nga data 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), ka nisur furnizimin me energji elektrike për të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë dhe nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se KEK-u ka siguruar…

Lajme
Nga data 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), ka nisur furnizimin me energji elektrike për të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë dhe nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se KEK-u ka siguruar energjinë për këto ndërmarrje përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), me një çmim mesatar prej 64.55 €/MWh për ditën e sotme.
Rizvanolli, u ka bërë thirrje ndërmarrjeve që sa më shpejt brenda afateve ligjore të nënshkruajnë kontrata me KEK si FMF ose të gjejnë furnizues alternativ.
Ajo ka thënë se KEK është në dispozicion për të ofruar informata lidhur me furnizimin përmes FMF-së.
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të monitorojë tregun dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndihmuar ndërmarrjet që tashmë janë në treg të lirë për të zgjedhur opsionin më të favorshëm për biznesin e tyre. Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë dhe më i shpejtë do të jetë tranzicioni,” ka shkruar Rizvanolli.
Postimi i saj i plotë: