KEK-u lajmërohet duke iu drejtuar konsumatorëve për “tregun e lirë”: Pas afatit 60 ditor, lidhja e kontratave është e detyrueshme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka ftuar konsumatorët të cilët ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm. Tutje sipas njoftimit të lëshuar thuhet se sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim…

Lajme

03/06/2025 10:57

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka ftuar konsumatorët të cilët ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.

Tutje sipas njoftimit të lëshuar thuhet se sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.

Ndryshe nga KEK-u, kanë thënë se furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) është vetëm një zgjidhje e përkohshme, me periudhë 60-ditore dhe çmime më të larta nga tregu.

“Sipas udhëzimeve të ZRRE-së, konsumatorët që nuk zgjedhin furnizues kalojnë automatikisht te FMF për 60 ditë, ku çmimet janë më të larta se në tregun e lirë. Pas këtij afati, lidhja e kontratave me furnizues të rregullt është e detyrueshme.

Marrëveshjet komerciale me KEK ofrojnë çmime konkurruese, furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë.

KEK siguron furnizim referuar në çmimet e tregut të publikuara në bursën zyrtare të energjisë ALPEX”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/