KEK-u dhe Fushë Kosova pajtohen për bashkëpunim në realizimin e projekteve
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, pasditen e sotme qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Fushë-Kosovës, me ç’rast uroi kryetarin e ri të komunës, Valon Prebreza, për marrjen e detyrës së re. Me këtë rast të dyja palët u dakorduan për një memorandum bashkëpunimi për projekte në të mirë të…
Lajme
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, pasditen e sotme qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Fushë-Kosovës, me ç’rast uroi kryetarin e ri të komunës, Valon Prebreza, për marrjen e detyrës së re. Me këtë rast të dyja palët u dakorduan për një memorandum bashkëpunimi për projekte në të mirë të qytetarëve.
Kryeshefi ekzekutiv u KEK-ut, Gramos Hashani pret mbështetje nga Komuna e Fushë-Kosovës në projektet që i synojnë në këtë komunë.
“E njoftoja për projektet strategjike të cilat KEK po hyn në fazë të rëndësishme zhvillimore. U dakorduam që të krijojmë një memorandum mirëkuptimi ku do të vendosim pikat kyqe bashkëpunimi qe do të kemi në këtë komunë. Edhe kjo komunë sikurse ajo e Obiliqit afektohen nga operimet e KEK andaj edhe projektet që janë me theks të veçantë në mjedis shpresojmë në përkrahje institucionale në procedurat administrative leje mjedisore e ndërtimore”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza tha se sot bashkërisht me kryeshefin ekzekutiv të KEK biseduan për krijimin e bashkëpunimit në projekte qe afektojnë qytetarët e kësaj komune.
“Ky takim është në kuadër të krijimit të mundësive për bashkëpunim zyrtarisht me marrëveshje mirëkuptimi për projekte të përbashkëta qe atakojnë edhe KEK por edhe komunën e Fushë-Kosovës”, tha ai.
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani sot vizitoi komunën e Obiliqit, me ç’rast uroi kryetarin, Halil Thaçi për marrjen e detyrës së re./Kp