KEK: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, nesër s’do të importohet energjia 100%
Kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani, gjatë një konference për media është deklaruar në lidhje me situatën e energjisë në vend, duke thënë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në deklarimin e tij ai ka thënë edhe se ata nuk merren me deklaratat që janë bërë sot rreth kolapsit energjetik. Po ashtu,…

Lajme
Kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani, gjatë një konference për media është deklaruar në lidhje me situatën e energjisë në vend, duke thënë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në deklarimin e tij ai ka thënë edhe se ata nuk merren me deklaratat që janë bërë sot rreth kolapsit energjetik.
Po ashtu, tutje ai ka thënë edhe KEK do të prodhojë edhe nesër energji elektrike dhe se energjia nuk do të ‘‘importohet energjia nesër 100%’’.
‘‘Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta kenë këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes sot, kapacitetet të prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër, kjo është keqkuptuar dhe është dhënë deklarata të ndryshme, që ne nuk merremi me to që KEK për herë të parë pas 25 viteve nuk prodhon as një megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar në maksimum, dhe kemi bë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër. Ne nuk merremi me deklaratat e KESCO-s, ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ta sepse kemi edhe marrëdhënie kontraktuale, dhe i kemi partnerë strategjik. Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%’’, ka thënë ai në konferencë për media.