KEK kthen në operim njësinë A4 pas shpërthimit në kazan

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.a) ka njoftuar se Njësia A4  e termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim. Sipas KEK-ut rregullimi i defektit në kabllot e matjeve, që kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale. “Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit…

Lajme

21/10/2024 09:30

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.a) ka njoftuar se Njësia A4  e termocentralit Kosova A, është rikthyer në operim.

Sipas KEK-ut rregullimi i defektit në kabllot e matjeve, që kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale.

“Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC “Kosova A”, startimi i njesisë  ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile”,thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të angazhohet për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend”.

Ndryshe kjo njësia kishte rënë nga sistemi si shkak i një djegie që ndodhi në një prej kazanëve të KEK-ut./Lajmi.net/