KEDS-i njofton për vendet në Ferizaj e Gjilan, ku nesër s’do të ketë rrymë
KEDS- ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte gjatë ditës së neserme.
Lajme
Ferizaj
1.
Më 17.06.2016 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:
- Dalja 35 Silkapori (40045) prej orës 12:00 -14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fabrikat: Renova, Stagova dhe ajo e Silkaporit.
Shkyçja bëhet me qëllim të aftësimit të ndarësit për tokëzim.
2.
Më 17.06.2016 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet:
Dalja 10 kV Koshare (41046005) prej orës 09:30 deri në orën 12:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kosharja Ujësjelëlsi, Gllavica, Zlivova,Terrni (perkohësisht edhe Maksit Putz).
Shkyçja bëhet për shkak të vendosjes së dy shtyllave 12/1600 të cilat vendosen nen përçuesin ekzistues sipas Zgjidhjes teknike nr. 3247 të datës 20.04.2016.
3.
Më 17.06.2016 në NS 35/10 kV Magure (Vrellë) do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Harilaqi (41048003) nga ora 09:00 – 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Harilaqi,Treshnjevka dhe konsumatorët komercial të kësaj daljeje 10kV.
Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri Sami Avdija-Treshnjevkë.
Gjilan
1.
Më 17.06.2016 në NS 110/10 kV Vitia do të shkyçet:
Dalja 10 kV Smire (61067006) prej orës 13:00 deri ne ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin këto fshatra: Drobeshi, Smira dhe fshati Kabash.
Arsyeja e shkyçjes: ngritja e shtyllës 12 m nën LP ekzistues 10 kV, nga kompania G3 Inxhiniering.