Këcënohet prokurori Ersan Qavolli,reagon KPK e ZPKSH

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ndaj kërcënimeve të Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli. KPK dhe  ZKPSH kanë thënë se dënojnë ashpër kërcnimet e bëra nga rrjetet sociale dhe se këto janë akte të shëmtuara dhe të papranueshme. Tutje KPK dhe ZKPSH mbështesin fuqishëm…

Lajme

11/10/2024 16:40

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ndaj kërcënimeve të Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.

KPK dhe  ZKPSH kanë thënë se dënojnë ashpër kërcnimet e bëra nga rrjetet sociale dhe se këto janë akte të shëmtuara dhe të papranueshme.

Tutje KPK dhe ZKPSH mbështesin fuqishëm punën e prokuororit Qavolli.

‘’KPK dhe ZKPSH, theksojnë se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të patolerueshme, andaj ua bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli dhe do t’i ofrojnë mbështetje të plotë për punën e tij në ndjekjen e kryeseve të veprave penale.’’thuhet në njoftim

KPK dhe ZKPSH, thanë se në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli dhe, njëkohësisht, janë duke e trajtuar seriozisht këtë veprim penal gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore.

‘’Në këtë drejtim, KPK-ja dhe ZKPSH-ja, sigurojnë opinionin publik se kërcënimet dhe shantazhet e tilla, çfarëdo qofshin dhe nga kushdo qofshin, të cila bëhen ndaj prokurorëve të shtetit nuk do t’i zmbrapsin asnjëherë synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.’’-thuhet në komunikatë.