Kearns: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiçin, i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tij

Deputetja Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Kearns përmes një postimi në “X”, ka shkruar se ky sulm ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Ajo ka shkruar edhe për lirinë…

Lajme

04/12/2024 09:49

Deputetja Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Kearns përmes një postimi në “X”, ka shkruar se ky sulm ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Ajo ka shkruar edhe për lirinë e kryekriminelit Radoiçiç i cili vazhdon ta ketë në Serbi, e që sipas saj inkurajon të tjerët të bëjnë sulme të tilla.

“Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në “X”: