Kë propozon dega e tretë e LDK-së në listën për deputetë

Partitë politike kanë filluar me përgatitjen e listave të tyre për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, të cilat do të duhet që t’i dorëzojnë në KQZ më datë 16 maj. Duke u nisur nga ky fakt, Dega e Tretë e LDK-së i ka dërguar organeve qendrore të partisë, emrat nga kjo degë të cilët propozon të jenë pjesë e listës për deputetë.  

Lajme

11/05/2014 23:39

Në një njoftim për media, Dega e Tretë e LDK-së, ka bërë të ditur udhëheqjes qendrore të partisë i ka propozuar katër emra për të cilët ata propozojnë që të jenë pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.

“Kryesia e Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë 11 maj 2014, njëzëri mori vendim që nga kjo degë të propozohen për kandidatë të mundshëm për deputetë: Skender Hyseni, Hazir Borovci, Ali Sadriu, Teuta Ibrahim Rugova dhe Teuta Musa”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.