Me kë po ‘sillet’ nëpër botë Afërdita Dreshaj?! (Foto)

Ditëve të fundit qëndroi në Kosovë, Shqipëri e Mal të zi. Kjo vizitë në vendet shqiptare kishte karakter familjar por më shumë punë.

ShowBiz

01/02/2016 11:59

Afërdita Dreshaj ishte e pranishme në shumë medie duke dhënë intervista e po ashtu duke përfunduar disa punë në aspektin muzikor.

Por dje është nisur drejt një vendi tjetër. Këngëtarja dhe modelja nuk u kthye në New York por iki drejt Meksikës, përkatësisht në Cancun.

Atje nuk shkoi vetëm por me “mbretin” e saj. Përmes imazheve të postuara në SnapChat shihet Afërdita së bashku me Jakub Kindl.

Lidhja e tyre po funksionon siç është më së miri e kjo kuptohet nga postimet e të dy palëve sidomos të hokeistit.

Udhëtimi i fundit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çiftin Dreshaj-Kindl ishte në Kroaci.