“Ke lindur në Marseille”, ultrasit e PSG paralajmërojnë mbrojtësin: Nuk je i mirëpritur në Paris

Me ditët që kalojnë, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain afrohen gjithnjë e më pranë një marrëveshje që dërgon mbrojtësin Lucas Hernandez në kryeqytetin francez. Parizienët duket se kanë kënaqur financiarisht bavarezët duke ofruar 34 milionë paund për shërbimet e 27-vjeçarit. Por, kur dukej se gjithçka po shkonte në mënyrën e duhur, këtë tratativë mund ta…

Sport

27/06/2023 09:58

Me ditët që kalojnë, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain afrohen gjithnjë e më pranë një marrëveshje që dërgon mbrojtësin Lucas Hernandez në kryeqytetin francez.

Parizienët duket se kanë kënaqur financiarisht bavarezët duke ofruar 34 milionë paund për shërbimet e 27-vjeçarit.

Por, kur dukej se gjithçka po shkonte në mënyrën e duhur, këtë tratativë mund ta “hedhin në erë” ultrasit e PSG që janë totalisht kundër transferimit të Hernandez.

Në vitet ’90-ta, babai i mbrojtësit ka qenë futbollist dhe është aktivizuar në radhët e Marseille, rivalëve të urryer të PSG. Për më tepër, Hernandez ka lindur në Marseille dhe ky është një fakt më shumë që ultrasit kryeqytetas nuk mund ta injorojnë.

Kryetari i ultrasve të PSG, Romain Mabille nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se mbrojtësi nuk është i mirëpritur në Paris dhe se ata do t’ia bëjnë të ditur edhe vetë Hernandez nëse ai vesh fanellën e parizienëve.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse pas gjithë kësaj zhurme nga ana e ultrasve, drejtuesit e Parisit do të vijojnë punën e tyre në lidhje me aspektin sportiv të skuadrës dhe do të zgjedhin në interes të anës teknike, apo do të zbatojnë ultimatumin e ultrasve.