KDI: Rreth 90 për qind e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare
Afër 90% e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo qasje bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili në nenin 7 thekson se çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo…

Lajme
Afër 90% e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo qasje bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili në nenin 7 thekson se çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo gjuhë zyrtare.
Kështu thuhet në raportin “Transparometri komunal 2024” të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Në një konferencë për media, KDI shpalosi të gjeturat e këtij raporti dhe rekomandimet.
Besnik Ramadanaj në KDI, tha se vlerësimi i 38 komunave në raport me përmbushjen e standardeve të transparencës për vitin 2024, ka rezultuar me një përmirësim të lehtë për dallim nga viti 2023.
Sipas raportit, vlerësimi mesatar për 38 komunat është mbi 68 pikë, nga mbi 62 pikë sa ishte në vitin 2023.
Pavarësisht kësaj, Ramadanaj tha se nëse analizohet në tërësi ky përmirësim llogaritet mjaft i ulët.
Ramadanaj potencoi se nga të gjeturat e raportit del se nuk ka pasur njoftime publike për qytetarët lidhur me lansimin, afatet kohore të migrimit të informatave, dhe hyrjen në funksion të webfaqeve të reja.
Përveç kësaj, nuk ka informata publike për adresat (domain) e reja të webfaqeve të komunave.
Besnik Ramadanaj nga KDI tha se mungon struktura unike dhe e standardizuar e webfaqeve të reja.
Ndër të tjera, në raport thuhet se afër 90% e komunave nuk ofrojnë qasje të plotë në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo qasje bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili në nenin 7 thekson se çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo gjuhë zyrtare.
Gjithashtu, sipas këtij raporti pas tre vite qeverisje, afër 45% e komunave ende nuk i kanë të plota të dhënat për të gjithë këshilltarët komunal, duke penguar qasjen dhe informatat për qytetarët rreth të zgjedhurve të tyre dhe mënyrave te kontaktimit.
Ndërkaq, Selvije Kurti nga KDI tha se transparenca nuk është vetëm e domosdoshme për demokracinë funksionale por edhe obligim kushtetues dhe ligjor i institucioneve publike ndaj qytetarëve.
Ajo potencoi se kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e secilit qytetar për të pasur qasje në dokumente publike dhe për të marrë pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes.
Kurti theksoi se transparenca nuk është çështje e vullnetit politik por është një detyrim ligjor dhe formë llogaridhënie për mënyrën se si