KB Prishtina kishte një tifoz special në sfidën ndaj Varesse

Etrit Berisha ka qenë tifozi special i Z Mobile Prishtina në ndeshjen e FIBA Europe Cup kundër Pallacanestro Varesse në Itali.

Sport

14/03/2019 09:10

Skuadra nga Kosova është mposhtur me rezultat 100:84 në ndeshjen e kthimit të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur në udhëtim te skuadra  Pallacanestro Varese.

Në ndeshjen e zhvilluar në Itali, të pranishëm në sallë për të mbështetur Z Mobile Prishtinën kanë qenë edhe një numër i madh i tifozëve shqiptarë.

Në mesin e tyre, ka qenë edhe portieri i Kombëtares Shqiptare nga Kosova, Etrit Berisha.

Portieri që mbron portën e Atalantës në Serie A, është fotografua me tifozët e Z Mobile Prishtinës në Varesse.

Për Z Mobile Prishtinën, arritja në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës është një arritje historike, diçka që në të kaluarën se ka bërë asnjë skuadër shqiptare./Lajmi.net/