KB Peja me komunikatë zyrtare pas rikthimit në Superligë

Klubi i basketbollit Peja, ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë nga FBK gjatë ditës së sotme.

Sport

09/09/2019 19:15

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues, pas kërkesës së bërë nga skuadra ‘verdh e zi’.

Pasi pranuan lajmin e madh, faqja zyrtare e kësaj skuadre në ‘Facebook’, ka lëshuar një komunikatë, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë. /Lajmi.net/