Katy Perry, thyen rekord!
Albumi jashtëzakonisht i suksesshëm i Katy Perryt, “Teenage Dream”, ka arritur të qëndrojë në top-listën amerikane të albumeve për 200 javë rresht.
ShowBiz
“Teenage Dream”, i cili është lansuar në vitin 2010 dhe menjëherë ka debutuar në vendin e parë, është vetëm albumi i 25-të në historinë e muzikës që ka arritur të qëndrojë në top 200 albumet më të shitura, raporton koha.net.
Ky album gjithashtu është vetëm albumi i dytë nga i cili kanë arritur të dalin pesë këngë të ndryshme që kanë zënë vendin e parë në Billboard Top 100, pas albumit “BAD” të Michael Jackson.