“Ku është ai legeni?”/ Dëshmia tronditëse e Noizyt për Klevion: Iku në Dubai, pagoi çuna…
Është mbajtur sot seanca e radhës në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut. Në seancën e sotme ka dëshmuar Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, duke treguar sesi nisi konflikti mes tij dhe Kleviol Ahmeti. Noizy ka dëshmuar se në banesën e tij në Durrës është vendosur një eksploziv (tritol) në katin e…
ShowBiz
Është mbajtur sot seanca e radhës në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut.
Në seancën e sotme ka dëshmuar Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, duke treguar sesi nisi konflikti mes tij dhe Kleviol Ahmeti.
Noizy ka dëshmuar se në banesën e tij në Durrës është vendosur një eksploziv (tritol) në katin e parë të pallatit ku jetonte.
Ai thotë se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi dhe është zgjuar rreth orës 09:00, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00–04:00.
Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në hyrjen e pallatit, në xhamat e një lokali dhe dyqani që ai zotëron, si dhe ka krijuar një gropë në tokë. Prindërit e tij jetonin në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër.
Ai lidh konfliktin me Kleviol Ahmetin, duke e akuzuar atë për sjellje kërcënuese dhe përplasje të mëparshme fizike një ditë para shpërthimit.
Sipas tij, ka pasur një konflikt verbal dhe fizik me të në lokalin e tij, dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Ai pretendon gjithashtu se pas ngjarjes i është djegur një makinë.
Në dëshminë e tij, Noizy thotë se nuk ka pasur më parë lidhje apo bashkëpunim me Kleviolin dhe e përshkruan si një person që e ka provokuar vazhdimisht në rrjete sociale dhe në TikTok.