Katy Perry dhe Orlando Bloom vizitojnë Italinë
Çifti po shijojnë fundjavën në Romë, ndërsa marrëdhënien e tyre e kishin konfirmuar në fillim të këtij viti.

ShowBiz
Katy Perry, 33 vjeç dhe Orlando Bloom, 41 vjeç, vendosën të shtunën të vizitojnë qytetin romantik, derisa u ndalën edhe tek Koloseumi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja kishte ndryshuar tërësisht veshjen, ku gjatë ditës derisa u takua me Papën kishte veshur fustan të zi, ndërsa në shëtitjen me Bloom ajo ishte veshur tërësisht në të bardha.
Autorja e hitit “California Girls”, si çdo herë ishte treguar e guximshme në veshje, përveç se ishte veshur tërësisht në të bardha, ajo po ashtu kishte vënë edhe një kapele të bardhë.
Udhëtimi i tyre vjen pasi bukuroshja bjonde dhe i dashuri i saj takuan Papën në një konferencë bamirësie në Vatikan, gjatë ditës së djeshme. /Lajmi.net/