Katër raste të reja me COVID-19 te skuadra shqiptare

Vllaznia është vatra e re e koronavirusit në Kategorinë Superiore.

Sport

11/10/2020 15:34

Ka shkuar në 8 numri i lojtarëve të prekur me COVID-19 te skuadra shkodrane.

Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19” edhe lojtarë si: Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.

Tashmë trajneri i kuqebluve Brdaric do të ketë në dispozicion një grup të cunguar futbollistësh në stërvitje ndërsa gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa lojtarët e prekur do të karantinohen në shtëpitë e tyre.