Katër raste të dhunës në familje, dy prej tyre në Prishtinë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, e një tjetër në Lipjan dhe një në Prizren. Në tri raste viktimat ishin femra, kurse në një rast të lënduar ishin meshkuj, transmeton lajmi.net. DHUNË NË FAMILJE Prishtinë / 03.02.2025 – 13:00.Pas një mosmarrëveshje…

Lajme

04/02/2025 08:47

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, e një tjetër në Lipjan dhe një në Prizren.

Në tri raste viktimat ishin femra, kurse në një rast të lënduar ishin meshkuj, transmeton lajmi.net.

DHUNË NË FAMILJE

  • Prishtinë / 03.02.2025 – 13:00.Pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë / 01.02.2025 – 18:45. Me 03.02.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare.  Viktima ka shkuar tek familja e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
  • Lipjan / 03.02.2025 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
  • LËNDIM I LEHTË TRUPOR / DHUNË NË FAMILJE

    Prizren / 03.02.2025 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/