Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, viktima gratë

Katër raste të “dhunës në familje” kanë ndodhur vetëm për 24-orë në Kosovë. Sipas raportit të Policisë, në të gjitha rastet viktimat janë gra. Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Obiliq dhe Lipjan, rasti i tretë në Istog, si dhe rasti tjetër në Gjakovë, bëhet e ditur nga Policia, transmeton Klankosova.tv…

Lajme

24/01/2026 10:41

Katër raste të “dhunës në familje” kanë ndodhur vetëm për 24-orë në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, në të gjitha rastet viktimat janë gra.

Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Obiliq dhe Lipjan, rasti i tretë në Istog, si dhe rasti tjetër në Gjakovë, bëhet e ditur nga Policia, transmeton Klankosova.tv

“Obiliq 23.01.2026-16:12.Është raportuar rasti ku të përfshirë janë viktima femër kosovare dhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin nuk jetojnë se bashku. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lipjan 23.01.2026-19:30.Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Istog 23.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në rast janë përfshirë edhe babai i viktimës dhe vajza e axhës së saj si e dyshuar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 23.01.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.