Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Koosvë. Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Skenderaj. Rastet e raportuara: Fushë Kosovë 24.02.2026-16:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në…
Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Koosvë.
Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Skenderaj.
Rastet e raportuara:
Fushë Kosovë 24.02.2026-16:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar
Gjilan 24.02.2026-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjet dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Pejë 24.02.2026-14:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmon vëllain e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Skenderaj 24.02.2026-10:10. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.