Katër persona janë përfshirë në rrahje në Ferizaj, njëri prej tyre sulmoi edhe zyrtarin policor
Katër persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pas mesnatës Ferizaj, ku pas intervenimit policor njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:00 në fshatin Dardani të Ferizaj. Njoftimi i plotë: “Raportohet se katër persona…
Lajme
Katër persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pas mesnatës Ferizaj, ku pas intervenimit policor njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:00 në fshatin Dardani të Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
“Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë”.