Katër infektologë të rinj nisin punën në Klinikën Infektive të QKUK-së
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i janë bashkuar katër mjekë të rinj, të cilët do të angazhohen në Klinikën Infektive. Bëhet fjalë për profesionistë shëndetësorë që ishin përzgjedhur përmes konkursit publik të shpallur më herët gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net. Edhe pse rezultatet e konkursit ishin bërë të ditura në muajin mars, fillimi i…
Lajme
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i janë bashkuar katër mjekë të rinj, të cilët do të angazhohen në Klinikën Infektive.
Bëhet fjalë për profesionistë shëndetësorë që ishin përzgjedhur përmes konkursit publik të shpallur më herët gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.
Edhe pse rezultatet e konkursit ishin bërë të ditura në muajin mars, fillimi i punës së tyre u bë i mundur vetëm gjatë këtij muaji, në përputhje me mundësitë buxhetore për vitin 2026.
Në atë kohë, QKUK kishte sqaruar se konkursi ishte i karakterit vjetor dhe se kandidatët e përzgjedhur do të nisnin angazhimin në momentin kur do të siguroheshin mundësitë financiare.
Për nisjen e punës ka njoftuar edhe njëra nga mjeket e reja, Artë Maliqi, e cila përmes një postimi ka shprehur gatishmërinë për përgjegjësinë e re profesionale.
“Sot nis një kapitull i ri profesional, me shumë përkushtim dhe përgjegjësi si specialiste e Sëmundjeve Ngjitëse-Infektive pranë Qendrës klinike universitare të Kosovës”, ka shkruar Maliqi.
Me ardhjen e katër infektologëve të rinj, Klinika Infektive e QKUK-së forcon kapacitetet e saj profesionale dhe numrin e specialistëve që ofrojnë shërbime për pacientët./lajmi.net/