Katër gola e një karton i kuq – “paqe” mes Prishtinës dhe Llapit në derbin rajonal
Prishtina dhe Llapi kanë barazuar në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll. Dy rivalët rajonal barazuan 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net. Prishtina kaloi e para në epërsi në minutën e 28-të me golin e Blesas nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillim…

Sport
Prishtina dhe Llapi kanë barazuar në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy rivalët rajonal barazuan 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Prishtina kaloi e para në epërsi në minutën e 28-të me golin e Blesas nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fillim të pjesës së dytë, Useini e la Prishtinën me 10 lojtarë në fushë kur u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 47-të.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Llapi barazoi shifrat me anë të Hysenit.
I njëjti, përmbysi rezultatin në të mirë të mysafirëve me golin e minutës së 67-të.
Prishtina edhe përkundër përmbysjes nuk u dorëzua. Sulmuesi Blesa barazoi rezultatin sërish në minutën e 77-të.
Prishtina me këtë barazim është e pesta me 17 pikë, ndërkohë Llapi zë vendin e tretë me 22 pikë./Lajmi.net/