Katër fitore radhazi? – Nottingham i thotë ‘jo’ Manchester United-it
Manchester United ka regjistruar barazimin 2-2 te Nottingham Forest, duke humbur mundësinë për të arritur fitoren e katërt radhazi. Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi me golin e Casemiros në minutën e 34-të dhe shkuan në pushim me avantazh. Por Nottingham Forest përmbysi rezultatin brenda tre minutash në pjesën e dytë, me golat…
Sport
Manchester United ka regjistruar barazimin 2-2 te Nottingham Forest, duke humbur mundësinë për të arritur fitoren e katërt radhazi.
Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi me golin e Casemiros në minutën e 34-të dhe shkuan në pushim me avantazh. Por Nottingham Forest përmbysi rezultatin brenda tre minutash në pjesën e dytë, me golat e Morgan Gibbs-White (48′) dhe Nicolo Savona (50′), duke kaluar në 2-1, transmeton lajmi.net.
Manchester United arriti të barazonte më vonë përmes Amad Diallos në minutën e 81-të, duke shpëtuar nga humbja.
Pas 10 javësh, Djajtë e Kuq ndodhen në vendin e pestë me 17 pikë, tetë më pak se lideri Arsenal, dhe do të kërkojnë rikthim të fitoreve në ndeshjet e ardhshme./lajmi.net/