Katalonia nuk e shpall pavarësinë, kërkohet dialog me Spanjën
Në fjalimin e tij pas referendumit në Parlamentin Katalanas, Carles Puigdemont ka deklaruar se katalanasit në referendumin e 1 tetorit votuan për pavarësi.
Bota
BBC raporton se lideri katalanas është zotuar që ta respektojë vendimin e popullit, por ai së pari ka kërkuar një zgjidhje me dialog së bashku me Spanjën, transmeton lajmi.net
Sipas tij, mbi 90% e katalanasve kanë votuar për pavarësi.
Referendumi për pavarësi të Katalonisë u përshkua me dhunë, ku mbi 900 veta mbetën të lënduar. /Lajmi.net/