Kastrati: Spreji me qëllim u hodh nga gazetarët, kjo ishte arsyeja

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë të tjerë të kësaj partie. Krejt kjo pasi me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e arrestuar dhe të tjerë kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, për ta kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Qendron Kastrati nga kjo…

Lajme

29/11/2023 21:23

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë të tjerë të kësaj partie.

Krejt kjo pasi me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e arrestuar dhe të tjerë kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, për ta kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Qendron Kastrati nga kjo parti tha se kjo Gjykatë ka për qëllim që ta paraqesë UÇK-në si ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’.

“Gjykata Speciale e ka një qëllim politik dhe ai është me paraqit Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’. Na kemi dashtë me tregu që kushdo që vjen nga Gjykata Speciale nuk është i mirëpritun në Kosovë. Këtu shoqnia e ka të qartë që kjo ka qëllim politik se nuk mundet me qenë gjykatë e drejtë ajo që e gjykon vetëm njërën palë”, tha Kastrati para mediave, transmeton lajmi.net.

E gjatë kësaj proteste u lënduan edhe disa gazetarë. Sipas Kastratit spreji u hodh me qëllim drejt tyre.

“Unë qysh e pashë, spreji një moment pati qëllim me qenë edhe kah gazetarët e mediat që me kriju frikësim edhe diciplinim te krejt ata që munden me kundërshtu Gjykatën Speciale. Kanë dashtë me pa në kamera se qysh reagohet ndaj kushdo që reagon kundër Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.