Kastrati i PSD-së: Pushteti aktual në Kamenicë, ka kërcënuar dhe shantazhuar secilin
Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar rreth 30% të qytetarëve që e kanë votuar atë. Ai ka akuzuar pushtetin aktual në Kamenicë, që vjen nga VV që sipas tij ka kërcënuar dhe shantazhuar të gjithë. “Jam i bindur se një qasje e tillë nuk i shkon për shtat asnjë politike…

Lajme
Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar rreth 30% të qytetarëve që e kanë votuar atë.
Ai ka akuzuar pushtetin aktual në Kamenicë, që vjen nga VV që sipas tij ka kërcënuar dhe shantazhuar të gjithë.
“Jam i bindur se një qasje e tillë nuk i shkon për shtat asnjë politike e asnjë qeverisjeje ndaj qytetarëve të vet. Megjithatë, duhet pritur deri në numërimin e çdo vote për të ditur nëse do të ketë balotazh apo jo”, ka thënë Kastrati.
Ai ka thënë se në rast të fitores së pushtetit aktual, i uron suksese në punë, duke shpresuar se do të ketë ndryshim të qasjes ndaj qytetarëve.
“Faleminderit nga zemra secilit aktivist për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme gjatë gjithë kësaj fushate. Jam krenar për ju dhe për vlerat që keni treguar në çdo hap. Faleminderit edhe çdo qytetari që na ka besuar dhe na ka zgjedhur. Idetë dhe qëllimet tona, falë jush, janë bërë edhe më të vlefshme dhe më të forta”, ka thënë Kastrati. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: