Kastrati e Jahmurataj në derbit e javës, delegohen gjyqtarët për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 32-të kampionale. Vëmendja kryesore është në dy takimet që zhvillohen në Podujevë e Suharekë. Drita do të udhëtojë në Podujevë për t’u ndeshur me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Burim Jahmurataj është gjyqtar kryesor i kësaj përballje, ndërsa do të ndihmohet edhe nga Gzim…

Sport
Superliga e Kosovës vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 32-të kampionale.
Vëmendja kryesore është në dy takimet që zhvillohen në Podujevë e Suharekë.
Drita do të udhëtojë në Podujevë për t’u ndeshur me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Burim Jahmurataj është gjyqtar kryesor i kësaj përballje, ndërsa do të ndihmohet edhe nga Gzim Mehmeti dhe Meriton Berisha.
Dueli tjetër që pritet të jetë interesant luhet në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës. Visar Kastrati do të jetë “bilbil” kryesor i takimit. Kastrati do të ndihmohet edhe nga Fatlum Berisha dhe Besnik Morina.
DELEGIMET E PLOTA: