Kasanof në Kosovë, Hovenier: Presim një vizitë produktive për të treguar mbështetjën tonë për kosovarët
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof e cila është edhe vizita e parë e tij në Kosovë. Hovenier përmes një postimi në “X”, ka shkruar se pret që kjo vizitë të jetë produktive për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për popullin e Kosovës, shkruan…
Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof e cila është edhe vizita e parë e tij në Kosovë.
Hovenier përmes një postimi në “X”, ka shkruar se pret që kjo vizitë të jetë produktive për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për popullin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“I lumtur për të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për njerëzit e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar Hovenier. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në “X”:
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the 🇽🇰 people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024