Karriera e Buffon më e vjetër se vet kundërshtari i tij (portieri i Sassuolo)

Gianluigi Buffon është padyshim një nga ikonat e futbollit italian.

Sport

01/12/2019 13:03

Portieri i Juventus, tashmë 41 vjeçar, ka regjistruar paraqitjen e parë me Juventus më 26 gusht të vitit 2001.

Sot, portieri i Sassuolo, Stefano Turati do të bëjë debutimin e tij, por kur Buffon debutonte, ai nuk ishte akoma i lindur.

Turati është i lindur në Milano, më 5 shtator të vitit 2001, që do të thotë se ai është vetëm 18 vjeçar, përcjell lajmi.net.

Sot Buffon regjistron paraqitjen numër 645 në Serie A, duke iu afruar kështu rekordit të Maldini për 647 ndeshje.

Është e kuptueshme se ke bërë një karrierë të madhe kur kundërshtari yt në anën tjetër nuk ka vite aq sa ke ti karrierën. Buffon – ikonë e futbollit italian. /Lajmi.net/