Karim Benzema tejkalon Henryn, bëhet golashënuesi numër një francez në histori për klube

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka vendosur një rekord që do ta mbajë emrin e tij në histori.

Sport

28/11/2021 22:00

Francezi ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Sevillas, ku rezultati momental është 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol, Benzema ka thyer rekordin e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry duke u bërë golashënuesi numër një në histori për klube që shënon më së shumti gola.

Benzema ka arritur në kuotën e 361 golave, 360 gola i kishte shënuar Henry. 295 gola i ka shënuar me Real Madridin, derisa 66 të tjerë me Lyonin./Lajmi.net/