Karim Benzema është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë

Shumë njerëz e pranojnë se sulmuesi Karim Benzema është lojtari më i mirë këtë edicion në La Liga.

Sport

14/10/2021 20:47

Ata gjithashtu pajtohen se është përmirësuar me moshën dhe që ka pas ndryshime që nga largimi i Cristiano Ronaldos, transmeton lajmi.net.

Sipas FBRef, sulmuesi i Realit ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar shtatë asistime në tetë ndeshje.

Kjo është e jashtëzakonshme me 16 gola të kontribuar në tetë ndeshje, dy për një ndeshje.

Deri më tani, Benzema është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë.

Rekordi më i afërt ishte 2014-15, ku menaxhoi të shënonte 24 gola dhe 7 asistime në 29 ndeshje si titullar, që ishte 1.42 kontribute për ndeshje.

Sigurisht, nëse e mban këtë formë do ishte ‘çmenduri’, por edhe nis të dobësohet, francezi do e thyejë rekordin e 1.42 duke dëshmuar se është sezoni më i mirë në karrierë./Lajmi.net/