Kaq para i mori Real Madridi pasi triumfoi në Champions League

Pos që llogaritet si trofeu më i çmuar në futbollin evropian për klube, triumfi në Champions League shoqërohet po ashtu edhe me shifra të mëdha parash për ekipin që del triumfues.

Sport

02/06/2022 15:46

Njëjtë ndodhi edhe sivjet, ku Real Madridi arkëtoi hiç më pak sesa 132.48 milionë euro pasi e ngriti për herë të katërmbëdhjetë “veshëmadhen” e famshme.

Madrilienët njihen si skuadra më e trofeshme në këtë kompeticion dhe triumfi i sivjetmë ndaj Liverpoolit vetëm sa e ka përforcuar prestigjin e saj në këtë garë.

Skuadra pasuese sa i përket numrit të trofeve të Champions League është Milani me shtatë të tillë. /Lajmi.net/